ME SHUME RRETH NESH

KUSH JEMI NE

Teknoplastik Shpk është themeluar ne vitin 2004 nga dy administratoret Altin Demaj & Gjergji Seva.Të dy me një eksperience shumëvjecare në Greqi në fushën e prodhimit të produketeve plastike dhe në prodhimin e stampave. Duke qënë njohës të mirë në fushat përkatëse dhe të apasionuar për të vënë në jetë këtë projekt (Gjergji në prodhimin e produkteve plastike  dhe Altini në prodhimin e stampave), vendosën që të kthehen në Shqipëri për të ushtuar kete aktivitet, fillimisht modest ku punonin vetem ata të dy me 4 produkte nga aksesoret e grilave, e më pas për tu bërë një ndër kompanitë e rëndësishme në vend dhe për ti dhënë çdo kompanie zgjidhje inovative sipas nevojave specifike.

Përkushtimi ynë

T’ju sigurojmë klientëve tanë produkte, shërbime dhe zgjidhje të shpejtë. Nëpërmjet përkushtimit tonë të kombinuar me përsosmërinë në realizim dhe prodhim, ne ju ofrojmë klientëve shërbim të sigurt!