PASIONI... PIKA JONË E FORTË !

Në hapat e saj të para Teknoplastik ka qënë  e fokusuar kryesisht ne prodhimin e produketeve për aksesorët e grilave, aluminit dhe kutive elektrike. Vitet e fundit vëmendje më e madhe i është kushtuar produketeve te amballazhit si preformat, tapat, dorezat per shishet 5 Lit.

Ne i vijmë në ndihmë çdo kompanie duke krijuar zgjidhje cilësore dhe marrëdhënie të sigurta partneriteti. Ofrojmë rekomandime të hollësishme se si të përmirësohen dhe vendosen zgjidhje të reja për të rritur efikasitetin e prodhimit dhe për të ulur kostot. Një kontroll paraprak i linjave tuaja të fryrjes dhe mbushjes, si dhe optimizimi i paketimit, na lejon të zhvillojmë zgjidhjet më të mira.

Teknoplastik realizon konfigurimin e saktë të makinerive të prodhimit për një dizajn specifik të mbylljeve dhe kalibrimin e pajisjeve duke përdorur mjete të posaçme.